Lidhje

Kritiku i luftës së Irakut,  Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare


Presidenti Obama vlerësoi anëtarin demokrat të Kongresit Xhon Mërtha, që vdiq dje në moshën 77 vjeçare, për reputacionin e tij si njeri i guximshëm.

Ligjvënësi veteran nga Pensilvania vdiq në një spital të Uashingtonit ku po kurohej për komplikacione nga një operacion në tëmth.

Zoti Mërtha u zgjodh për herë të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1974, pas një karriere të gjatë si marins. Ai ishte veterani i parë i luftës së Vietnamit, i zgjedhur në Kongres. Zoti Mërtha drejtonte një nënkomision të rëndësishëm të Dhomës së Përfaqësuesve që mbikqyr shpenzimet e Pentagonit.

Ai ishte një përkrahës i fortë i veprimit ushtarak dhe votoi në vitin 2002 në mbështetje të një rezolute që autorizonte Presidentin e atëhershëm Xhorxh Bush të përdorte forcën kundër Irakut. Por zoti Mërtha e denoncoi mënyrën sesi e menaxhoi administrata e Presidentit Bush luftën në vitin 2005 dhe bëri thirrje për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane.

XS
SM
MD
LG