Lidhje

Transplantimi i parë me sukses i laringut


http://astritlulushi.wordpress.com/

Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit. Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton e punon me ndërkombëtarët në Kosovë.

Linda De Croock (Kruk) jeton tani çdo ditë pa dhimbje. Kjo në sajë të një laringu marrë nga një njeri i vdekur dhe transplantuar në qafën e saj dhe në gjoks.

Një aksident me makinë gati tre vjet më parë shkatërroi laringun e saj. Jeta iu kthye në agoni. Me dhimbje të vazhdueshme e në vështirësi për të marrë frymë dhe Linda nuk kishte më dëshirë për të jetuar.

Në shtëpinë e tyre në Kosovë ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnë e flasin se si ishte jeta e tyre para operacionit, i cili transformoi jetën e Lindës.

Linda thotë se para operacionit ishte gjithmonë e sëmurë. Dhimbjet i kishte të vazhdueshme, veçanërisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymë dhe kjo e pengonte të flinte. Gjatë gjithë kohës ajo ishte në varësi të dhimbjeve. Kjo e bënte të ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.

Nisma për transplantimin e laringut u ndërmorr nga kirurgu Pierre Delaere, profesor në universitetin Leuven në Bruksel.

Për të zevendësuuar disa centimetra laring për një kuirurg mund të duket e thjeshtë, por doktor Delaere ka pasur sukses në një pjesë operimi jashtëzakonisht të vështirë.

Pjesë e ndërlikuar nuk ishte për të zëvendësuar pjesë të tubit, por të siguruar qarkullimin e vazhdueshme e gjakut. Pa këtë, indet vdesin.

Javë, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndërsa kirurgët shartuan trakenë e dhuruesit të këtij organi në krahun Lindës dhe pastaj e vendosën atë në pozicionin përfundimtar.

Laringu i transplantuar u desh të pozicionohej në krah, sepse ishte e domosdoshme që të mbahej i palëvizur.

Në qoftë se trakeja do të ishte transplantuar menjëherë në gjoks, lëvizja që do të krijohej gjatë i frymëmarrjes së pacientit do të shqetësonte a pengpnte punën e enëve të gjakut.

Membrana mukusit u marrë nga goja e Lindës u përdor për përputhjen a ngjitjen e tubit të laringut në pozicionin e duhur.

Edhe pse De Croock e kishte të nevojshme për të merrte barna immuno-suppressant për të ndaluar organizmin që të refuzonte organin e transplantuar, ajo tani e ka ndërprerë këtë ilaç.

Kjo në vetvete është jetike, sepse immuno-suppressantët kanë shumë efekte anësore, e mund të shkaktojnë tumore dhe diabet.

Ndërsa këto rreziqe mund të kosiderohen të pranueshme, kur njeriu kërcënohet seriozisht nga rreziku i prekjes së organeve tepër jetike siç është zemrat, marrja e immuno-suppressantëve nuk është konsideruar si rrezik i pranueshëm për pacientët si Linda.

Pas vendosjes së laringut, plaga u mbulua me garzë në mënyrë që kirurgët mund t’i shpojnë vazhdimisht enët e gjakut për të siguruar që laringu të furnizohej mjaftueshëm me të gjak të freskët.

Vetëm tre muaj pas operacionit, në dy krahët dhe në qafën e Lindës, plagët u mbyllën plotësisht.

Profesor Delaere thotë se transplantimi i trakesë është tepër i vështirë pasi enët e gjakut janë tepër të vogla për të rivendosur furnizimin me gjak.

Ky kompleksitet i operacionit është edhe një arsye përse deri tani janë kryer shumë pak ose aspak transplantime të laringut.

Ekspertë në fushën e transplantimeve thonë se suksesi i këtij operacioni tregon gjithashtu se një ditë mjekët do të jenë në gjendja ta përdorin trupin e pacientit si një bioreaktor për rritjen e indeve të veta. Kjo, thonë ata, do të shmangte edhe përdorimin e barnave imuno-supresantë tek pacientët me organe të transplantuar.

http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG