Lidhje

Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi


Në Shqipëri dy partitë më të mëdha të vendit vlerësuan sot me tone pozitive tryezën e thirrur nga presidenti Bamir Topi në të cilën do të ulen kryeminisri Sali Berisha dhe kryetari socialist Edi Rama.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi tha se partia e tij është e angazhuar të japë kontributin e saj në përputhje me rregullat e shtetit ligjor. Ndërsa zoti Rama përsëriti se hapja e kutive është një kusht i patjetërsueshëm për hetimin e plotë të procesit zgjedhor.

XS
SM
MD
LG