Lidhje

Ukrainë: Janukoviç i bën thirrje rivales Timoshenko të japë dorëheqjen


Në Ukrainë, Viktor Janukoviç i ka bërë thirrje rivales Julia Timoshenko, e cila humbi zgjedhjet presidenciale, të japë dorëheqjen nga posti i kryeministres.

Kreu i opozitës i kërkoi sot zonjës Timoshenko që të tërhiqet, duke thënë se vendit nuk i duhet një tjetër krizë politike.

Komisioni Zgjedhor i Ukrainës nxorri rezultatet paraprake sot, sipas së cilave zoti Janukoviç fitoi ndaj zonjës Timoshenko me një diferecë të ngushtë, në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Komisioni tha se me 100 për qind të votave të numuruara, zoti Janukoviç kishte siguruar thuajse 49 për qind të votave, ndërsa zonja Timoshenko mori afro 45.5 për qind.

Zonja Timoshenko nuk e ka pranuar dorëheqjen dhe nuk ka dalë në publik që të dielën. Ajo thotë se do ta sfidojë ligjërisht rezultatin. //kk//

XS
SM
MD
LG