Lidhje

SHBA: Rritet defiçiti tregëtar


Defiçiti tregëtar i Shteteve të Bashkuara u rrit rreth 10 për qind në dhjetor, ndërsa amerikanët blenë 40.2 miliardë dollarë më shumë mallra, sesa u shitën vendeve të tjera.

Në njoftimin e sotëm nga Departamenti i Tregëtisë thuhet se rritja i detyrohej më shumë rritjes së importit të naftës. Disa ekonomistë thonë se kjo mund të jetë shenjë e rritjes së kërkesës për energji nga ekonomia amerikane që po rimëkëmbet.

Edhe eksportet amerikane u rritën ndërsa vlera në rënie e dollarit do të thotë se mallrat amerikane ishin më të lira për blerësit e huaj.

Defiçiti tregëtar për gjithë 2009-ën ishte më i ulëti gjatë tetë vjetëve të fundit, ndërsa kriza pakësoi kërkesën për mallrat e importuara. //kk//

XS
SM
MD
LG