Lidhje

Greqi, mijëra punonjës në grevë kundër ngrirjes së pagave


<!-- IMAGE -->

Në Greqi, mijra punonjës të sektorit publik dolën sot në grevë për të protestuar kundër ngrirjes së pagave dhe shkurtimit të shpërblimeve që janë pjesë e planit qeveritar për shërimin e ekonomisë.

Greva, ku janë përfshirë kontrollorët e trafikut ajror ka shkaktuar pezullimin e të gjitha fluturimeve.

Mësuesit, punonjësit e hekurudhave, mjekët dhe infermieret marrin pjesë
në grevën e sotme 24 orëshe.

Bashkimi Europian po i bën presion Greqisë të shkurtojë deficitin buxhetor, i cili vitin e kaluar arriti në 12,7 përqind.

Zyrtarët e Bashkimit shqetësohen se kriza financiare greke do të ndikojë negativisht mbi vlerën e Euros, monedha që përdoret nga 16 vende anëtare të BE-s.

Qeveria e drejtuar nga socialistët shpalli dje plane për të rritur moshën e pensionit gjë që do të kursente para për pensionet.

Kryeministri Jorgos Papandreu tha se detyra parësore e qeverisë së tij është shpëtimi i ekonomisë dhe pakësimi i borxhit publik duke mbrojtur njëkohësisht klasën e mesme dhe atë me të ardhura më të ulta.

XS
SM
MD
LG