Lidhje

Austin i Teksasit shembull i një qyteti të gjelbër

  • Greg Flekus

Shteti Teksas është i lidhur ngushtë me industritë e naftës dhe gazit, por disa njerëz në këtë shtet parashikojnë se në të ardhmen do të shfrytëzohen më tepër burime alternative energjie se sa karburantet fosile. Në fakt, kryeqyteti i Teksasit konsiderohet një prej qyteteve më të gjelbër në Shtetet e Bashkuara. Sot në serinë e të mërkurës “Prirjet e gjelbra”, do t’ju njohim me përpjekjet që bëhen në Austin për burime energjie miqsore për mjedisin.

Austin është një qytet ku njerëzit e marrin shumë seriozisht mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetin përpjekjet për uljen e nivelit të ndotjes. Por ai është edhe një nga qytetet me rritje të madhe popullare në Shtetet e Bashkuara që ka nevojë për sasi të mëdha energjie. Shumë biznese dhe banorë prodhojnë energjinë që u nevojitet me panele diellore, por pjesa më e madhe e energjisë elektrike të qytetit sigurohet nga uzinat që përdorin qymyrguri. Turbinat e erës janë një tjetër burim energjie.

Roger Duncan, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Austin Energy, thotë se 10 përqind e energjisë elektrike në qytet sigurohet nga burime të ripërtëritshme. Duncan thotë se në vitin 2020 , 30 përqind e energjisë elektrike të Austin-it do të sigurohet nga burimet e ripërtëritshme. Qyteti po promovon edhe përdrimin më efiçient të energjisë nëpërmjet ndërtimeve të gjelbra.

"Ne kemi tani si synim që të gjitha shtëpitë në Austin, duke filluar nga viti 2015, do të jenë të pajisura me burime të gjelbra energjie, si panelet diellore që akumulojnë gjithë energjinë që i duhet banesës për gjithë vitin".

Duncan thotë se rikonstruksionet më të mira për të shfrytëzuar energjinë e gjelbër janë bërë në ndërtesat e bizneseve dhe korporatave që llogarisin vlerën e përfitimit nga kursimi i energjisë.

Qendra Mjeksore Dell e Fëmijëve u veçua si një shembull i shkëlqyer në këtë drejtim nga Këshilli Amerikan i Ndërtimeve të Gjelbra.

Arkitekti Alan Bell thotë se efiçienca e energjisë qendron kryesisht në projektimin e ndërtesës, por kjo nuk është gjithëçka.

"Ne kemi kompjuter që kontrollojnë pikat e shpërndarjes në gjithë godinën. Ne monitorojmë temperaturat, lagjështinë dhe gazin karbonik".

Bell thotë se vemendja që i është kushtuar funksionimit të rrjetit energjetik të ndërtesës ka çuar në korigjime për uljen e kostos.

"Ne mundëm të përcaktonim një sërë gjërash që mund të bëheshin në ndërtesë për të kursyes rreth 10 mijë dollarë në shpenzimet për energjinë”.

Spitali është ndërtuar atje ku dikur ka që në aeroporti kryesor i Austinit, në zonë që duhej pastruar nga mbetjet e karburantit dhe ndotës të tjerë nga dheu dhe asfalti. Kjo është një nga shumë ndërtesat, komerciale dhe të banimit, që Bell thotë se do të promovojnë edhe më tej energjinë efiçente, duke u krijuar mundësi njerëzve të jetojnë, të punojnë, të luajnë dhe të blejnë në zonat përreth.

"Ndoshta gjatë 10 vjetëve të ardhshëm ne do të shikojmë 10 mijë njerëz që do të jetojnë në këtë pronë dhe që do të ecin për të shkuar në punë, në dyqane, në qendra argëtimi, do të vrapojnë, ngasin biçikletën, të gjitha këto aktivitete në këtë pronë”.

Bell thotë se kjo prirje për të kursyer energji dhe për të pakësuar ndotejn po bëhet praktikë standarde për shumë ndërtues në Austin.

XS
SM
MD
LG