Lidhje

Serbi: Fillon punimet ambasada e re amerikane


Në Serbi kanë filluar punimet për të ndërtuar ambasadën e re amerikane që do të zëvendësojë godinën që u dëmtua nga protestuesit para dy vjetësh.

Ambasada e re po ndërtohet në Dedinje, një rrethinë luksoze pranë Beogradit.

Gjatë ceremonisë për hedhjen e themeleve sot, ambasadorja amerikane në Serbi Meri Varlik tha se ambasada do të jetë simbol i angazhimit amerikan për Serbinë.

Ambasadorja e re tha se ndërtesa e re do të kushtojë mbi 100 milionë dollarë. Ajo tha se investimi do të kontribuojë për qytetin e Beogradit dhe ajo parashikon që mbi 500 punonjës vendas të punësohen për ndërtimin.

Departamenti i Shtetit parashikon që ndërtimi i ambasadës të përfundojë deri në vitin 2012.

Protestuesit nacionalistë i vunë zjarrin ambasadës së vjetër në shkurt 2008, në shenjë proteste ndaj mbështetjes amerikane për pavarësinë e Kosovës. //kk//

XS
SM
MD
LG