Lidhje

BE, dakort të ndihmojë Greqinë



Presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy thotë se është arritur një marrëveshje për të ndihmuar Greqisë të kapërcejë krizën e borxheve, por ai nuk dha shumë hollësi për planin.

Ai foli sot pas bisedimeve me Gjermaninë, Francën, Greqinë dhe Bashkimin Evropian në Bruksel.

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar i përshëndetën masat për të ndihmuar Greqinë. Investitorët reaguan në mënyra të ndryshme ndaj lajmërimit.

Lajmi vjen në një ditë kur zyrtarët grekë thanë se papunësia në shkallë vendi arriti nivelin më të lartë prej afro pesë vjetësh.

Shoferët e taksive në Greqi janë në grevë, në shenjë proteste ndaj taksave më të larta të karburantit dhe masave të tjera për të shkurtuar defiçitin buxhetor. Ky deiçit ishte afro 13 për qind e prodhimit të vendit në vitin 2009, rreth katër herë më shumë sesa kufiri që lejon Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG