Lidhje

Iran: Autoritetet përleshen me përkrahës të opozitës


Autoritetet iraniane u përleshën sot me përkrahësit e opozitës, ndërsa turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur në Teheran për të shënuar 31-vjetorin e themelimit të Republikës Islamike.

Në faqet iraniane në internet të opozitës shkruhej se forcat e sigurisë përdorën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e përkrahësve të opozitës që ishin mbledhur në qendër të Teheranit dhe se të paktën 30 persona janë arrestuar. Ka njoftime se politikanët kryesorë refomistë Mehdi Karrubin dhe ish-presidentin Mohamad Khatami i sulmuan ndërsa po ndiqnin mitingun. Opozita po ashtu tha se autoritetet ndaluan për pak kohë Zahra Eshragin, mbesën e udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Njoftimet e opozitës nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur, sepse Irani e ka ndaluar mbulimin e gjendjes nga gazetarët e huaj. Presidenti Mahmud Ahmadinexhad vlerësoi në një fjalim para qindra mijëra njerëzve arritjet e popullit iranian, kritikoi Perëndimin dhe bëri të njohur se shkencëtarët iranianë kishin prodhuar sasinë e parë të karburantit bërthamor të shkallës së lartë.

XS
SM
MD
LG