Lidhje

Timoshenko kritikon Janukoviçin


Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko kritikoi sot ashpër rivalin e saj politik në shfaqjen e saj të parë publike, që kur humbi në garën zgjedhore me të, në votimet presidenciale të së dielës.

Zonja Timoshenko tha se kandidati rival Viktor Janukoviç dhe partia e tij bënë premtime të rreme gjatë zgjedhjeve. Ajo nuk foli për humbjen në zgjedhje por një këshilltar i saj i lartë u tha gazetarëve se ajo nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen. Zoti Janukoviç i ka bërë thirrje zonjës Timoshenko që të tërhiqet, duke thënë se vendit nuk i duhet një tjetër krizë politike.

Sipas rezultateve paraprake zyrtare, zoti Janukoviç fitoi ndaj zonjës Timoshenko me një diferecë prej 3.5 për qind. Ndërkohë, një zëdhënëse e Presidentit rus Dmitri Medvedev thotë se Rusia pret që marrëdhëniet me Ukrainën të përmirësohen falë rezultatit të zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG