Lidhje

Evropianët kundër ndarjes së informacioneve bankare me SHBA



Parlamenti evropian ka bllokuar një marrëveshje që do të lejonte autoritetet amerikane të kishin qasje tek të dhënat bankare evropiane për t’i përdorur në hetimet e çështjeve të terrorizmit.

Deputetët evropianë e hodhën poshtë marrëveshjen me 378 vota pro dhe 196 kundër, sot në Strasburg të Francës.

Presidenti i Parlamentit, Jerzi Buzek tha se asambleja kërkon mbrojtje më të madhe të privacisë së të dhënave për t’u siguruar se liritë civile dhe të drejtat themelore nuk cënohen.

Misioni amerikan në Bruksel tha se rezultati i votimit ishte një hap pas në bashkëpunimin SHBA-BE kundër terrorizmit.

Pa një marrëveshje, Shtetet e Bashkuara do të duhet të mbështeten tek marrëveshjet individuale me vendet anëtare të BE-së për të pasur qasje ndaj informacioneve, si për shembull transfertave bankare evropiane.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur qasje tek të dhënat financiare evropiane të administruara nga Shoqata për Trasaksionet Financiare Botërore mes Bankave të njohur si SWIFT, që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. //rd//

XS
SM
MD
LG