Lidhje

Hamerberg: Skandaloze kushtet e romëve në veriun e Mitrovicës

  • Leonat Shehu
  • Prishtinë

Komisionari i Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg, i cilësoi sot skandaloze kampet e pjesëtarëve të komunitetit romë në veriun e Mitrovicës. Gjatë një vizitë që po zhvillon në Kosovë ai tha se mbyllja e atyre kampeve që ndodhen në një zonë me shkallë të lartë të ndotjes, duhet të bëhet sa më parë, ndërsa zhvendosja e banorëve duhet të përcillet me krijimin e kushteve më të mira për jetën e tyre. Ai u bëri thirrje ndërkaq vendeve të Evropës Perëndimore që të mos ngutën për kthimin e refugjatëve nga Kosova për shkak të kushteve të vështira ekonomike në vend.

XS
SM
MD
LG