Lidhje

Rigjallërimi i ekonomisë europiane përballet me vështirësi të reja


Rigjallërimi i ekonomisë europiane po përballet me vështirësi të reja. Disa nga vendet kryesore të BE po njoftojnë se rritja e tyre ekonomike është ndalur. Vendet e eurozonës njoftuan sot se ekonomitë e tyre u rritën vetëm 0,1 përqind gjatë tremujorit të fundit të 2009-s. Ndërkaq njerëzit në Greqi vazhdojnë të jenë të shqetësuar për të ardhmen e ekonomisë së vendit, një ditë pas deklaratës së udhëheqësve europianë në mbështetje të Greqisë por ku nuk jepeshin hollësi se si do të nxirret vendi nga kriza e borxheve.

Nga ana e Europës ekziston dëshira e mirë për të ndihmuar," thotë ky banor i Athinës. Ne duhet ta vlerësojmë këtë dhe të shikojmë ç’mund të bëjmë.

Megjithatë, të tjerë shprehin mosbesim. "Nuk kam besim në atë që u vendos nga europianët,” thotë ky qytetar.

Gjendja ekonomike në Greqi e ka zhytur euron në krizën më të thellë që nga krijimi i kësaj monedhe 11 vjet më parë.

Megjithatë, tregjet e bursës sot u rritën në klimën e optimizmit të krijuar nga ndihma europiane për Greqinë, nga mendimi se kjo ndihmë mund të shmangë një krizë më të gjerë mes 16 vendeve që përdorin euron.

Dje, dollari u rrit kundrejt euros pas deklaratave të udhëheqësve të Bashkimit Europian, të cilët u zotuan ta mbështesin Greqinë por pa dhënë hollësi.

Sot në Paris, Francois Chaulet, drejtori menaxhues i firmës Montsegur Finance shprehu optimizëm: "Vullneti politik i treguar nga BE-ja ishte qetësues për investitorët," tha Chaulet.

"Sot në mëngjes, në hapje të bursës së Parisit pati një rritje prej 1 përqind, pra shqetësimet kanë filluar të zbuten,” tha ai.

Por vetë rigjallërimi i ekonomisë europiane po përballet me vështirësi të reja. Disa nga vendet kryesore të BE po njoftojnë se rritja e tyre ekonomike është ndalur. Vendet e eurozonës njoftuan sot se ekonomitë e tyre u rritën vetëm 0,1 përqind gjatë tremujorit të fundit të 2009-s.

Ndërkaq, të dhënat nga Greqia tregojnë se kriza e saj financiare është më e rëndë se sa parashikohej.

Mes zyrtarëve dhe investitorëve europianë po rriten shqetësimet se problemet financiare të Greqisë mund të përhapen edhe në vendet e tjera.//lk








XS
SM
MD
LG