Lidhje

Ceremonia e hapjes së lojrave olimpike dimërore në Kanada


<!-- IMAGE -->

Bota ka drejtuar sytë në Vankuver të Kanadasë nderkohë që u zhvillua ceremonia hapëse e lojërave olimpike 2010. Këto janë lojërat e 21-ta dimërore olimpike, me festime që përfshijnë paradën tradicionale të shteteve pjesmarrëse ku gjendet edhe Shqipëria. Rreth 5 mijë burra dhe gra nga më shumë se 80 shtete po marrin pjesë në lojëra me shpresën për të fituar kupat e arta olimpike. Ndezja e flakës olimpike në stadium sinjalizon fillimin e ngjarjes 17 ditore. Lojërat do të zhvillohen në disa zona përreth Vankuverit në brigjet perëndimore të Kanadasë.

Lojërat fillojnë me një lajm të hidhur, pas vdekjes së sportistit nga Gjeorgjia Nodar Kumaritashvili gjatë praktikës të premten. 21 vjeçari po i afrohej ktheses finale me paisjen rrëshqitëse në një korsi rrotulluese kur u përplas duke dalë jashtë slitës rrështitëse dhe goditur kokën në një shtyllë metalike. Gjatë kohës së aksidentit slita kishte shpejtësinë e 145 kilometrave në orë.

Sportistët e kanë tejkaluar shpejtësinë e 145 kilometrave në orë në pistë dhe shumë pjesmarrës kanë vënë në pikëpyetje kushtet e sigurisë. Presidenti i Komitetit Nderkombëtar Olimpik, Jacque Rogge, tha se aksidenti ka prekur mbarë familjen olimpike. Megjithë vdekjen e sportisitit Kumaritashvili, zyrtarët gjeorgjianë thonë se atletët e atij vendi do të marrin pjesë në lojëra. Ceremonia përmbyllëse e lojërave do të zhvillohet me 28 shkurt. //kh//

XS
SM
MD
LG