Lidhje

Shqipëri: Pozita dhe opozita në takim me Presidentin Topi


Në Shqipëri tryeza e bisedimeve mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama u mbyll sot pa ndonjë rezultat konkret. Të dy palët kanë qëndruar në pozitat e tyre. I vetmi element pozitiv i bisedimeve të gjata duket të jetë fakti se mundësia e dialogut të mëtejshëm nuk është mbyllur dhe palët kanë rënë dakort që Presidenti Bamir Topi të shohë mundësitë e gjetjes së pikave që i afrojnë palët. Nga ana e tij zoti Rama megjitatë saktësoi se dialogu nuk duhet të zvarritet.

XS
SM
MD
LG