Lidhje

Haliákala në Havai, shprehje e lidhjes së ngushtë të tokës me njerëzit


Haliákala në Havai, shprehje e lidhjes së ngushtë të tokës me njerëzit
Haliákala në Havai, shprehje e lidhjes së ngushtë të tokës me njerëzit

Parku kombëtarHaliákala, ky vend mahnitës pasqyron histori të kulturës antike dhe moderne të Havait dhe është shprehje e lidhjes së ngushtë të tokës me njerëzit e saj. Parku kujdeset gjithashtu për speciet e tij të veçanta, disa prej të cilave nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Pejsazhi vullkanik, pyjet subtropikalë dhe ngjitjet malore, janë disa nga përvojat më të veçanta në Haliákala.

Mijëra kilometra në jugperëndim të Shteteve të Bashkura, në mes të Oqeanit Paqësor, dita zbardh me një panoramë mistike malesh, deti dhe resh.Ky është agimi mbi kraterin Haliákala, mbi 300 metra mbi Paqësor. Kjo është kurora e ishullit Maui në Havai.

Haleakala është në fakt pjesa e sipërme prej dy miljesh e kraterit të një vullkani që shtrihet edhe tri milje nën sipërfaqen e oqeanit. Nëse i gjithë vullkani do të ngrihej mbi sipërfaqen e tokës, ai do të ishte një prej maleve më të larta në botë.

Në përgjithësi klima e Havait është e butë, por lartësia e Haliákalaskrijon kushte alpine. Shpesh temperaturat gjatë natës bien nën pikën e ngrirjes.

Hija e rëndë sjell shumicën e lagështirës në faqet veriore dhe lindore të vullkanit, duke krijuar ujëvara spektakolare dhe pellgje uji të freskët në groporet përqark malit.

Havai është aq i veçuar sa që 90 përqind e specieve bimore të ishullit nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës. Një prej tyre është lule shpata e argjendë, delikate që çel në groporet e Haliákalas. Pushi në fletët e argjenta të shpatës konservon lagështirën që toka vullkanike nuk mund ta ruajë. Çdo bimë jeton këtu nga 5 në 20 vjet dhe deri në lulëzimin e saj të plotë, boçja e saj arrin në tri metra dhe është e mbushur me rreth 200 lule.

Sot krateri është rezervat i florës dhe faunës, një mjedis i mbrojtur për të gjitha qeniet e tij, përfshirë njerëzit, të cilët mund të përjetojnë misterin e këtij vullkani kolosal në shumë forma, nga i heshtur në aktiv.

Por kulmi i përvojës në Haliákala ende vazhdon t’u përkasë atyre që janë të gatshëm të përballojnë erërat e ftoha. Duke u lutur për ndryshimin e motit, ata vështrojnë të mahnitur pamjen spektakolare të një agimi të ri.

XS
SM
MD
LG