Lidhje

NATO fillon ofensivën në Afganistanin jugor


<!-- IMAGE -->

Trupat e NATO-s të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një mësymje në provincën jugore afgane të Helmandit në një plan për të marrë nën kontroll një prej bazave më të fuqishme të Talebanëve.

Helikopterët ushtarakë fluturuan mbi qytetin Marjah në orët e para të ditës së sotme në operacionin “Moshtarak” që do të thotë “Sëbashku” ku marrin pjesë 15 mijë trupa të marinës amerikane, NATO-s dhe ushtarë afganë për të spastruar bazën kryesore të trafikut të opiumit të Talebanëve nga kryengritësit.

Një zyrtar i Pentagonit tha për Zërin e Amerikës se presidenti Hamid Karzai ka dhënë pelqimin për misionin dhe se trupat janë në pozicione të gatshëm për të marshuar në Marjah.

Zyrtarët përllogarisin që forcat e NATO-s do të përballen me një rezistencë talebane prej afro 1 mijë luftëtarësh. NATO-ja njoftoi planet për mësymjen më shumë se një javë më parë për tu dhënë banorëve kohë që të largohen nga ajo zonë. Aleanca ka këshilluar popullsinë prej afro 80 mijë banorësh që të qendrojnë në shtepi pasi të vazhdojnë operacionet ushtarake. //kh//

XS
SM
MD
LG