Lidhje

Afganistan: Vazhdon ofensiva masive kundër talebanëve


Mijëra trupa amerikane, britanike dhe afgane po përparojnë në jug të Afganistanit në qytetin Marjah në ditën e parë të një ofensive masive ushtarake për të eliminuar bazat e talebanëve.

Helikopterë amerikanë, transportues të forcave të armatosuar dhe mjete për heqjen e minave, zbritën në komunitetin bujqësor të provincës së Helmandit ditën e sotme.

Gazetarët që janë pranë forcave të koalicionit, thanë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe goditje raketash teksa ushtarët kanë lëvizur nga vendqëndrimi në vendqëndrim, duke pastruar rrugën për hyrjen e më shumë trupave.

Komandanti i ushtrisë afgane Sher Mohammad Zazai tha se të paktën 20 militantë talebanë u vranë gjatë një përballjeje, në dy zona gjatë ditës së parë të ofensivës së koalicionit. Ai tha se 11 kryengritës të tjerë u kapën.

NATO tha se një shpërthim bombe në anë të rrugës, vrau tre pjestarë të shërbimit amerikan si dhe një ushtar në Afganistanin jugor, ndërsa goditja me armë zjarri e një tjetër pjestaai të forcave amerikane, e çoi në pesë numrin e të vrare sot. Është e paqartë nëse këto incidente kanë lidhje ose jo me ofensivën.

Ofensiva e paralajmëruar ushtarake,- e quajtur operacioni Moshtarak, që përkthehet - "Sëbashku" në gjuhën dari- është më e madhja që kur qeveria e Talebanit u rrëzua në vitin 2001. //kk//

XS
SM
MD
LG