Lidhje

SHBA: Republikanët bëjnë thirrje për gjykime ushtarake për 11 shtatorin


Në Shtetet e Bashkuara, republikanët po bëjnë thirrje për gjykimin e organizatorit dhe bashkëpunëtorëve të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në një gjykatë ushtarake.

Në fjalimin javor në emër të republikanëve, Senatori Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, tha se vendimi i Presidentit Barak Obama për gjykimin e pesë të pandehurve në gjykatën civile të New York-ut është "një gabim i madh".

Administrata Obama ka ndeshur në kundërshtime të forta si nga republikanët ashtu edhe demokratët për gjykimin e të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit në një gjykatë civile. Por administrata amerikane nuk e ka përjashtuar mundësinë për kthimin e çështjes për gjykim në një gjykatë ushtarake. Senatori Graham tha sot se terroristët e al-Kaidës nuk duhet të gëzojnë të njejtat të drejta si shtetasit amerikane.

Ai tha se gjykatat ushtarake që trajtojnë rastet e ushtarëve amerikane, janë transparente, kompetende dhe të përgjegjshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.//kk//

XS
SM
MD
LG