Lidhje

NATO vazhdon ofensivën në Afganistan


<!-- IMAGE -->

Mijëra trupa amerikane, britanike dhe afgane kanë kapërcyer zonën e minuar për të siguruar pozicione të rendësishme në bazën e Talebanëve në Afganistanin jugor. Helikopterët amerikanë dhe makinat e blinduara pushtuan zonën bujqësore Marijah në provincën e Helmandit para muzgut të ditës së shtunë, dita e parë e ofensivës masive ushtarake. Operacioni është koduar “Moshtarak” që në gjuhën dari do të thotë “sëbashku”. Trupat amerikane thonë se qellimisht po punojnë me ngadalësi për të pastruar minat tokësore nderkohë që depertojnë në zonë. Zyrtarët afganët thonë se 20 të dyshuar militantë janë vrarë deri tani në luftimet ballë për ballë. NATO-ja thotë se një ushtar amerikan dhe një britanik janë vrarë gjatë ofensivës. Mendohet se rreth 1 mijë kryengritës janë pozicionuar në zonë por trupat ushtarake amerikane thonë se kishin gjetur një rezistencë sporadike por intensive. Një zëdhënës ushtarak britanik tha se pjesë të qytetit ishin marrë nën kontroll.

Rreth 15 mijë trupa amerikane, të NATO-s dhe afgane sulmuan bazën e Talebanëve në Marjah të provincës jugore të Helmandit në Afganistan. Lejtnanti i ushtrisë amerikane Ryan Eagle tha se kishin hasur vetëm rezistencë sporadike por ishin përballur me seri masive bombash dhe minash.

“Rezistenca ishte e kufizuar, jo rezistencë e vërtetë shumë më pak nga sa ishte pritur. Gjetëm paisje shpërthyese artizane dhe bomba të vena në rrugë.”

Në një konferencë shtypi të shtunën, shefi i forcave të koalicionit të komandës jugore, majori britanik Nick Carter tha se presidenti afganas Hamdi Karzai e kishte mbështetur përsonalishtn misionin para se të fillonte.Në një dekleratë, presidenti Karzai u bëri thirrje forcave të koalicionit që të ushtrojnë kujdes absolut për të menjanuar aksidentet ndaj popullsisë civile. Ai gjithashtu përseriti thirrjen e tij ndaj Talebanëve që të heqin dorë nga dhuna dhe të riintegrohen në shoqërinë civile.

Zyrtarët llogarisin se ka nga disa qindra deri në 1 mijë luftetarë taleban të pozicionuar në zonë. Qyteti i kontrolluar nga Talebanët ka një popullsi prej rreth 80 mijë banorësh dhe është një bazë për kryengritësit në pjesën jugore të vendit dhe pjesë kyçe e tregtisë fitimprurëse të opiumit.Tetari amerikan John Beatley i foli popullsisë lokale përmes një përkthyesi mbi misionin.

“Thuajuni talebanëve që nuk janë më të mirëpritur në këtë zonë. Tregoj popullit se ne jemi këtu tani dhe duam ti ndihmojmë për të rifituar lirinë.”

NATO-ja njoftoi mësymjen disa ditë më parë me synimin për tu dhënë kohë të mjaftueshme banorëve që të largohen nga zona. Zyrtarët e koalicionit thonë se do të ndermirren masat më të fuqishme për të mbrojtur popullsinë civile. Ofensiva është beteja më e madhe ushtarake qëkur presidenti Barak Obama urdhëroi 30 mijë trupa përforcime për misionin në Afganistan në muajin dhjetor. //kh//

XS
SM
MD
LG