Lidhje

Një pajisje e re që zbulon shenjat e dashurisë


Me afrimin e ditës së Shën Valentinit, shumë njerëz janë vënë në kërkim të dashurisë së vërtetë. Por të gjesh partnerin e përshtatshëm nuk është diçka e lehtë. Pikërisht për gjetjen e partnerit ideal, në Izarel kanë zbuluar një mjet të quajtur “Zbuluesi, apo Detektori i dashurisë”.

Në një bar në qendër të Tel Avit njerëzit takohen, në përpjekje për të gjetur partnerin e përshtatshëm brenda disa minutash. Por si mund të zbulosh në se ke gjetur pikërisht personin e veçantë për ty? Dhe për më tepër, si ta kuptosh që ndjenja mes jush është reciproke? Jemi në shekullin e 21-të dhe disa besojnë se teknologjia moderne i jep përgjigje kësaj pyetjeje shumë-shekullore. Amir Liberman thotë se kompania e tij ka pajisjen perfekte për t’i dhënë përgjigje kësaj dileme, Detektorin e Dashurisë.

“Në ekran, - shpjegon Amir, - duken shenjat e atraksionit, le t’i quajmë flutura, që tregojnë se sa i lumtur është një person kur flet me ty”.

Kompania Nemesisco është e specializuar në sistemet për zbulimin e zërit, pjesa më e madhe e të cilave përdoren në fushën e sigurisë, për zbulimin e rasteve kriminale. Detektori i dashurisë filloi si një shaka, por më pas ai u perfeksionua në një program kompjuterik që zbulon emocionet, dhe përmes tyre, atraksionin, duke analizuar zërin e njerëzve.Kur dy njerëz flasin në programin kompjutrik qoftë përmes tele-internetit, apo telefonit, detektori i dashurisë analizon një bisedë normale dhe gjen momentet e ngarkuara me ndjenja, ose mungesën e tyre.

Detektori mat parametra të ndryshëm, i analizon dhe i jep personit një raport të hollësishëm për zbulimin e ndjenjave. Kështu psh, në mënyrë grafike, programi tregon një lule të mbushur me petale, në se personi ka gjetur partnerit e përshtatshëm. Psikologia Iris Solomon thotë se detektori mund të jetë një instrument i përdorshëm për cilindo që nuk është i sigurtë në se duhet ta vazhdojë një lidhje dashurie.

“Shpeshsherë një njeri nuk e di në se partneri ka interes tek ai dhe një instrument si ky mund të jetë si një lloj përforcimi për ndjenjat”.

Por detektori i dashurisë nuk është në gjendje të gjejë tërheqjen fizike mes njerëzve. Kjo pajisje gjithashtu ngre pikëyetje për rolin e teknologjisë në gjetjen e dashurisë. Komunikimet në internet mes çifteve janë një mënyrë e zakonshme për gjetjen e partnerit të përshtatshëm, por disa njerëz mund të mos ndjehenmirë që të dashurin e zemrës t’ua gjejë një makinë.

“Unë mendoj se makina të jep një perceptim të gabuar të realitetit, dhe të pranosh rezultatin e detektorin të dashurisë është njësoj si të besosh çfarë të thotë një makinë”, thotë ky banor i Tel Avivit.

Mikesha e tij, po ashtu mendon se makina, në rastin tonë detektori, duket sikur ndërhyn mes ndjenjave të njerëzve.

“Kjo nuk është diçka e natyrshme", thotë ajo, "Në se flet me një njeri, je në gjendje ta kuptosh atë, pra nuk ke nevojë për detektorin”.

Të tjerë si Nina Lemansky, që është ulur me të dashurine saj në një bar të Tel Avivit, u shprehën më me optimizëm:

“Unë mendoj se të bësh gjithë ato intervista është humbje kohe”, thotë ajo.

Por në se punon apo jo Detektori i Dashurisë, ndjenja që provon kur gjen partnerin e përshtashëm, është e pamohueshme. ...Dhe çiftet e dinë mirë, se asgjë nuk ka të krahasuar me ndjenjën e vërtetë. //iç//

XS
SM
MD
LG