Lidhje

7777 përqafime në 24 orë, rekord në ditën e Shën Valentinit


<!-- IMAGE -->

Një 51 vjeçar nga Ohaio, ka festuar në mënyrën më origjinale e të veçantë ditën e Shën Valentinit këtë vit. Plot 7777 përqafime në 24 orë është rekordi që ai ka vendosur.

Jeff Ondash, theu këtë rekod, ditën e sotme, teksa përqafonte njerëz jashtë Hotelit Kazino "Paris", të Las Vegasit. Ondash dëshiron që të shpallet rekordmen i përqafimeve, sepse do që të ardhurat e marra nga çmim t'ia japë Shoqatës amerikane të Zemrës, ku ai është i angazhuar mbas vdekjes së të atit dhe të vëllait nga problemet e zemrës.

Rekordi i deri tashëm i përqafimeve ishte 5 000 përqafime në ditë , dhe mbahej nga Siobhan O'Connor në Dublin të Irlandës. "Kur përqafoni dikë ai largohet me buzëqeshje", thotë Ondash, tashmë rekordmen i përqafimeve në botë. Gjithashtu ai ka thyer rekordn e përqafimeve në orë, me 1, 205 përqafime në 60 minuta. //iç//

XS
SM
MD
LG