Lidhje

Nënpresidenti Bajden kritikon zotin Çejni për çështjet e sigurisë


Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden tha se ish nënpresidenti Dik Çejni ose është i keqinformuar ose po keqinformon publikun në kritikat e tij ndaj vendosmërisë së administratës Obama për të luftuar terrorizmin.

Në një intervistë që i dha sot televizionit, Nënpresidenti Bajden tha se zoti Çejni po përpiqet të rishkruajë historinë.

Ish nënpresidenti Çejni vazhdon të jetë kritiku kryesor republikan i politikave të Presidentit Obama për sigurimin kombëtar. Zoti Çejni ka thënë se Presidenti Barak Obama pretendon se Shtetet e Bashkuara nuk janë luftë me terroristët dhe se për pasojë amerikanët janë më pak të sigurt.

Por sipas nënpresidentit Bajden, Shtetet e Bashkuara kanë patur më tepër sukses në asgjësimin e udhëheqësve të al-Kaidës gjatë administratës Obama se sa gjatë viteve kur në Shtëpinë e Bardhë ishin Presidenti Xhorxh Bush dhe Nënpresidenti Çejni. Zoti Bajden tha se forcat amerikane kanë eliminuar 12 nga të 20 udhëheqësit kryesorë të al-Kaidës. //ii

XS
SM
MD
LG