Lidhje

Shqipëri: Komente të analistëve mbi takimin Topi-Berisha-Rama


Takimi i Presidentit Bamir Topi me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste të opozitës, Edi Rama, ka zenë faqet e para të shtypit dhe është në qendër të vemendjes së analistëve. Nisur nga qendrimet e pandryshuara të politikanëve, një pjesë e madhe e gazetarëve nuk e fshehin skepticizmin për rezultatet e takimit për zgjidhjen e krizës. Vëzhguesit e jetës politike ruajnë një optimizëm të përmbajtur vetëm mbi faktin që Presidenti Bamir Topi është i përkushtuar në zgjidhjen e krizës dhe uljen e tensioneve politike. Zërit të Amerikës në Tiranë bisedoi me disa analistë.

XS
SM
MD
LG