Lidhje

Astronautët përfundojnë ecjen jashtë stacionit orbital


Astronautët e anijes së hapësirës "Endevër" kanë përfunduar ecjen e tyre në hapësirë jashtë stacionit orbital.

Udhëtimi prej 6 orësh në hapësirë, përfundoi më herët nga ç'pritej, si pasojë e rrjedhjes së amoniakut, i cili nuk shkatoi probleme serioze.

Astronautët e instaluan observatorin Tranquility të premten, dhe gjatë ditës vendosën dhe modulin e ri të tij.

NASA thotë se observatori me një vëllim prej 792 metra kub, do të japë pamje spektakolare të Tokës dhe do të lejojë personelin e stacionit hapësinor që të monitorojë këtë stacion, duke dalë në hapësirë.
Katër misione të tjera në hapësirë janë planifikuar për t'u kryer deri në fund të këtij viti, kur flota e anijeve për vajtje ardhje në hapërisë, nuk do të përdoret më.

XS
SM
MD
LG