Lidhje

Kryeministri izraelit në Rusi për çështjen bërthamore të Iranit


<!-- IMAGE -->

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në Rusi ku pritet të kërkojë sanksione ndëshkuese ndaj Iranit lidhur me programin e tij të debatueshëm bërthamor. Zoti Netanyahu mbërriti në Moskë sot herët dhe do të takohet me presidentin Dmitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin për bisedime rreth programit bërthamor iranian.

Kryeministri izraelit pritet të ushtrojë presion ndaj udhëheqësve rusë për të hequr dorë nga planet për ti shitur Iranit teknologji kundër raketave.Zoti Netanyahu tha të dielën se duhet vendosur trysni e fuqishme ndaj Iranit, që të detyrojnë atë vend të ndalojë pasurimin e uraniumit, proces i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore.

Javën e kaluar, ai bëri thirrje për sanksione të rrepta dhe të menjëhershme ndaj Iranit. Irani e konsideron Izraelin një armik kryesor, dhe presidenti iranian Mahmud Ahamdinezhad ka bërë thirrje që Izraeli të fshihet nga harta. //kh//

XS
SM
MD
LG