Lidhje

Ukrainë, zyrtarët  e zgjedhjeve nuk përfillin sfidën e kryeministres


Zyrtarët e zgjedhjeve në Ukrainë thonë se do të refuzojnë të marrin parasysh kundërshtimin e kryeministres Yulia Tymoshenko lidhur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e deklaroi të dielën kundërshtarin e saj, Viktor Yanukovych, president të ardhëshëm të Ukrainës dhe tha se ai kishte fituar balotazhin me afërsisht 3.5 përqind vota më shumë.

Komisioni thotë se nuk do të shqyrtojë akuzën e zonjës Tymoshenko se zgjedhjet ishin të manipuluara. Ajo thotë se do të sfidojë rezultatin në gjykatë. Zonja Tymoshenko thotë se më shumë se 1 milion vota ishin fallsifikuar, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.Ajo tha se kundershtimi i saj nuk ishte çështje politike, por një çëshje ligjore. Vëzhguesit nderkombëtar të zgjedhjeve i deklaruan votimet si të lira dhe të drejta, çfarë mund të krijojë probleme për shanset e zonjës Tymoshenko në sfidën ligjore. //kh//

XS
SM
MD
LG