Lidhje

Shpërthim me bombë në Bujanoc, plagoset rëndë një polic


Policia serbe thotë se nga shpërthimi i një bombe sot në Bujanoc pranë kufirit me Kosovën, u plagos rëndë një polic shqiptar. Tre civile morën plagë më të lehta.

Policia thotë se bomba ishte vendosur nën një automjet të policisë serbe dhe shpërtheu kur polici Blerim Mustafa hapi dyert e makinës.

Sipas noftimeve, gruaja e policit, dhe dy vajza që ishin duke kaluar aty pranë, morën plagë të lehta.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç e ka quajtur sulmin akt terrorist.

Bujanoci ka qenë skenë e përleshjeve të armatosura në vitin 2001 mes forcave serbe të sigurisë dhe banorëve shqiptarë, të cilët kërkonin ta bashkonin këtë rajon me Kosovën.

XS
SM
MD
LG