Lidhje

Belgjikë: Makinistët në grevë pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave


<!-- IMAGE -->

Në Belgjikë, makinistët kanë filluar një grevë, si protestë ndaj kushteve të sigurisë pas aksidentit me tren që shkaktoi të paktën 18 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur.

Greva e sotme paralizoi trafikun hekurudhor në jug të Belgjikës. Trenat e shpejtësisë së lartë nga Londra në Paris u pezulluan për të dytën ditë me radhë.

Makinistët kërkojnë modernizimin e trenave, pasi vunë re se njëri prej tyre, gjatë përplasjes nuk e kishte pajisjen e frenave automatike, që mund të kishte ndihmuar në parandalimin e aksidentit.

Hetuesit po vazhdojnë të studjojnë trenat e përplasur dhe thonë se të dhënat e regjistruara mund të ndihmojnë në gjetjen e shkakut përse njëri nga trenat mesa duket kaloi me dritë të kuqe disa momente para përplasjes.

XS
SM
MD
LG