Lidhje

Shtyhet procesi kundër udhëheqësit të “Vetëvendosjes”, Kurti


Procesi gjyqësor kundër udhëheqësit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i paralajmëruar për sot, është shtyrë për datën 22 të këtij muaji.

<!-- IMAGE -->

Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë thanë se arsyeja e shtyrjes ishte që të pandehurit t’i jepet kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, në përputhje ligjet ne fuqi.

Por, shtyrja e procesit erdhi pas mosparaqitjes së zotit Kurti, i cili edhe më herët kishte paralajmëruar se nuk do ta bëjë këtë meqë nuk e njeh gjyqin e EULEX-it.Zyrtarë të EULEX-it thanë se ky proces është një vazhdim i atij që kishte nisur në vitin 2007, kur UNMIK-u mbikqyrte sistemin e drejtësisë.

Procesi në atë kohë qe pezulluar meqë asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte atë kohë zotin Kurti. Albin Kurti, akuzohet për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë dhe thirrje për rezistencë.

Procesi ka të bëjë me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007, kur Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë gjatë ndërhyrjes së policisë për të shpërndarë protestat e Lëvizjes Vetëvendosje kundër procesit të negocimit të statusit të Kosovës. Gjatë trazirave u plagosën edhe dhjetëra protestues.

Një prokuror amerikan i cili hetoi zhvillimet e asaj dite, tha se ishin pjesëtarët e policisë rumune që vepronin në kuadër të UNMIK-ut përgjegjës për vrasjen e dy të rinjve që ishin qëlluar me plumba gome me afat të skaduar.

Çështja ende nuk është mbyllur. Rreth 40 organizata joqeveritare kanë krijuar Këshillin Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit.//ii

XS
SM
MD
LG