Lidhje

Presidenti Topi, nesër takime të veçanta me palët e tryezës


Në Shqipëri presidenti Bamir Topi pritet të thërrasë nesër në takime të veçanta Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist Edi Rama në vijim të tryezës të së shtunës ku palët ranë dakord që kreu i shtetit të shohë mundësitë e gjetjes së pikave të takimit në qëndrimet mes palëve. Përpara këtyre takimeve presidenti Topi do të bisedojë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorin Helmuth Lohan dhe Manuel Montobio.

XS
SM
MD
LG