Lidhje

Kryeministri grek në Rusi për bisedime tregtare


<!-- IMAGE -->

Kryeministri grek George Papandreou tha se po kërkon më shumë mundësi komerciale në Rusi, duke thënë se tregtia mes dy vendeve ka ende vend për tu zgjeruar. Zoti Papandreou gjendet në Moskë për bisedime me preisdentin rus Dmitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin. Kjo është vizita e parë e zotit Papandreou në Rusi në postin e kryeministrit.

Ai i tha agjencisë ruse të lajmeve Itar-Tass se megjithë lidhjet e shkelqyera politike mes Greqisë dhe Rusisë, marrëdheniet ekonomike ende nuk paraqesin mundësinë reale. Ai tha se tregtia e zgjeruar mes Greqisë dhe Rusisë është e mundëshme, kryesisht në fushën energjitike, turizëm, ushqim dhe teknologjinë e avancuar.

Zyrtarët grek dhe rus thonë se zoti Papandreou dhe presidenti Medvedev gjithashtu kanë në plan të bisedojnë rreth marrëdhënieve të Rusisë me NATO-n, konfliktet rajonale, dhe se si Greqia mund ta ndihmojë Rusinë të përgatitet për të organizuar lojërat olimpike dimërore të vitit 2014. //kh//

XS
SM
MD
LG