Lidhje

Human Rights Watch vlerëson ligjin shqiptar kundër diskriminimit


Organizata e të Drejtave të Njeriut, Human Rights Watch tha se projektligji kundër diskriminimit i cili u miratua në Shqipëri më 4 shkurt 2010, është një hap i rëndësishëm përpara për të garantuar barazinë për të gjithë. Organizata i bëri komentet në një letër dërguar Kryeministrit Sali Berisha. Projektligji, i cili ishte propozuar nga qeveria e Shqipërisë, synon mbrojtjen e shqiptarëve nga çdo formë diskriminimi, duke përfshirë atë që bazohet mbi orientimin seksual dhe gjininë.

"Qeveria e Shqipërisë, thuhet në një komunikatë për mediat të organizatës Human Rights Watch, ka treguar rol udhëheqës në luftën për barazi," tha Boris Dittrich, Drejtor në programin për mbrojtjen e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transseksualë. Klauzolat e këtij ligji, thotë organizata, nëse zbatohet si duhet, do të ndihmojë për ndërtimin e një shoqërie të hapur ku të gjithë të mund të jetojnë të lirë."


Human Rights Watch ka punuar për më shumë se një vit në mbështetje të ndryshimeve në ligjin e Shqipërisë që do të ofronte mbrojtje kundër diskriminimit në përputhje me standardet ndërkombëtare. Organizata e kishte vënë theksin tek nivelet e larta të homofobisë në shoqërinë shqiptare dhe mungesa e mbrojtjes ligjore.//kk//

XS
SM
MD
LG