Lidhje

Sekretarja Klinton i shpreh urime popullit të Kosovës


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton i shprehu sot urime Kosovës me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

"Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara," thuhet në mesazhin e saj, "uroj popullin e Republikës së Kosovës ndërkohë që ai feston përvjetorin e dytë të pavarësisë më 17 shkurt.'

"Ky është një rast për të përshëndetur zhvillimin e Kosovës si një republikë e hapur, e bashkuar dhe pluraliste si dhe përkushtimin e saj për të mbajtur premtimin e demokracisë për të gjithë popullin e vet," thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.

"Përparimi i Kosovës në këto dy vjet, vazhdon mesazhi, tregon përkushtimin e saj për një anëtarësim të përgjegjshëm në bashkësinë e kombeve dhe për qendrueshmëri në rajonin e Ballkanit," thotë Sekretarja Klinton në urimin e saj.

"Përgëzoj qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj të vazhdueshme për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt e të begatë për të gjithë qytetarët e saj," thuhet në mesazhin e zonjës Klinton.

"Shtetet e Bashkuara, përfundon urimi, mbeten një partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës, i përkushtuar për forcimin e institucioneve të saj dhe për zhvillimin e mëtejshëm të një shteti plotësisht funksional, demokratik dhe shumetnik, i aftë për të arritur aspiratat euroatlantike." //ii

XS
SM
MD
LG