Lidhje

Greqi: Vazhdojnë protestat në përgjigje të masave ndaj krizës financiare


Qindra punonjës të sektorit shtetëror në Greqi vazhduan për të dytën ditë protestat në Athinë kundër masave të reja në përgjigje të krizës financiare.

Punonjësit e doganeve në Athinë filluan dje një grevë 3-ditëshe. Punonjës të tjerë të sektorit shtetëror kanë planifikuar greva më të shkurtra.

Punonjësit po protestojnë kundër uljes së pagave dhe vendosjes së taksave të reja në kuadrin e nismave të gjera qeveritare me synimin për të frenuar problemet ekonomike.

Ministrat e financave nga 16 vende që përdorin euron kanë shprehur shqetësimin se problemet ekonomike të Greqisë do të ulin ndjeshëm vlerën e euros.

Dje, këta ministra e paralajmëruan Athinën të ulë deficitin në 8.7 për qind këtë vit. Ata thanë gjithashtu se Greqia do të duhet të ndërmarrë masa të reja për uljen e shpenzimeve deri në mes të marsit, nëse reformat e deritanishme nuk e ulin sa duhet deficitin. //bsa//

XS
SM
MD
LG