Lidhje

Pres. Obama mbron efikasitetin e paketës së stimujve të vitit të kaluar


Shtëpia e Bardhë thotë se 787 miliardë dollarët e paketës stimuluese të miratuar një vit më parë bënë që të ruheshin rreth dy milionë vende pune dhe parandaluan depresionin. Presidenti Barak Obama kujtoi një vjetorin e Aktit Amerikan të Mëkëmbjes dhe Investimeve duke thënë se lëvizja ishte politikisht e vështirë por gjëja e duhur për tu bërë.

Një vit pasi nënshkroi në ligj paketën stimuluese prej 800 miliardë dollarësh presidenti Obama tha se ekonomia amerikane nuk është më në në buzë të greminës.

Një vit më pas, falë Aktit të Mëkëmbjes nuk është i mundur më një depresion i dytë.

Presidenti tha se paketa stimuluese krijoi apo shpëtoi rreth dy milionë vende pune. Ai shtoi se masa ishte një arsye që ekonomia ka shkuar nga tkurrja me 6 përqind kur ai mori detyrën në një rritje gati 6 përqind në tremujorin e fundit të 2009-ës.

Por disa thonë se presidenti i fryn faktet. Një shkollë në distriktin e New Yorkut thotë se paketa stimuluese shpëtoi 60 vende pune dhe krijoi 73 të reja. Por drejtori i shkollës James Willis thotë se shumë nga këto punë janë të përkohshme.

Të gjitha këto vende pune të krijuara apo që u shpëtuan shkurtimeve janë afatshkurtra.

Ka pasur disa njoftime për abuzime sipas proPublica, një faqe eletkronike në mbrojtje të publikut.

Problemi më i madh që shohim është me kontraktorët e dyshimtë që po marrin fonde nga paketa megjithëse janë nën hetim kriminal.

Shtëpia e Bardhë thotë se po heton rastet. Por presidenti Barack Obama thotë se në tërësi paketa stimuluese po funksionon sipas planit.

"Nuk do të thotë që çdo gjë ka qënë prefekte por kur mendon magnitudën e këtyre problemeve, programi është zbatuar mirë dhe në mënyrë transparente".

Deri tani janë shpenzuar më pak se 60 përqind e parave të paketës stimuluese.

Republikanët e opozitës argumentojnë se paratë nuk janë shpenzuar me zgjuarsi dhe fajësojnë paketën për shtimin e defiçitit të lartë buxhetor.

Presidenti pranoi se shpenzimet e mëdha nuk janë gjithmonë politika të mira...

Por ne vepruam pasi dështimi për të bërë një gjë të tillë do të çonte në katastrofë. Ne vepruam pasi kishim një përgjegjësi më të madhe sesa thjesht të fitonim zgjedhjet e ardhshme.

Presidenti tha se do të ngrerë një komision dypartiak për të shqyrtuar mënyrat për uljen e defiçitit që pritet të arrijë 1 presje 6 trilion vitin e ardhshëm.

Presidenti Barak Obama thotë se paketa e stimujve ekonomikë që ai nënshkroi vitin e kaluar, ndihmoi në ruajtjen e rreth dy milionë vendeve të punës dhe parandaloi përkeqësimin e krizës. Në fjalimin që mbajti sot në Shtëpinë e Bardhë, në përvjetorin e parë të Aktit për Rimëkëmbjen dhe Investimet, zoti Obama tha se mbështetja për paketën prej 787 miliardë dollarësh ishte veprimi i duhur, edhe pse politikisht e vështirë.

Ai tha se mbetet ende shumë punë për t’u bërë, pasi një numër mjaft i madh njerëzish janë të papunë. Por republikanët e opozitës thonë se programi nuk ka qënë i efektshëm dhe nuk ka bërë sa duhet për të ulur nivelin e papunësisë. Deri tani administrata ka shpenzuar gjysmën e shumës së paketës stimuluese prej 787 miliardë dollarësh.

Kritikët nga pala republikane thonë se paketa stimuluese është arsyeja kryesore pse Shtetet e Bashkuara kanë një deficit buxhetor kaq të madh. Nesër, Presidenti Obama pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për krijimin e një komisioni dy partiak për zgjidhjen e problemeve të vështira politike për uljen e defiçitit që mund të kapë 1.6 trilion dollarë vitin e ardhëshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG