Lidhje

Rusia do të ndërtojë një bazë ushtarake në Abkazi


Rusia dhe Abkazia, rajoni separatist i Gjeorgjisë nënshkruan një marrëveshje që i hap rrugën Moskës të ndërtojë një bazë ushtarake në territorin abkaz.

Marrëveshja u nënshkrua në Moskë nga Ministri rus i mbrojtjes Anatoli Serdiukov dhe zyrtarët abkazë të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se baza e planifikuar do të akomodojë rreth 3 mijë trupa ruse që ndodhen në Abkazi.

Në vitin 2008 Moska, me gjithë kundërshtimet e forta të Tbilisit dhe një numër qeverish perëndimore, njohu si shtete të pavarura Abkazinë dhe rajonin tjetër separatist, Osetinë Jugore.

Njohja u bë disa javë pas një armëpushimi që i dha fund luftës pesë ditore mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. (ze)

XS
SM
MD
LG