Lidhje

Presidenti i ri kroat premton se do të punojë pa pushim për demokracinë


Presidenti i ri i Kroacisë, Ivo Josipoviç që sapo ka bërë betimin premtoi se do të përpiqet pa u lodhur për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin. Ai gjithahshtu u zotua në fjalimin e inaugurimit se do ta udhëheqë Kroacinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zoti Josipoviç, profesor i së drejtës dhe kompozitor i muzikës klasike, fitoi zgjedhjet muajin e kaluar, pas një fushate me platformë reformash pro-perëndimore që zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se janë të nevojshme për anëtarësim.

Në ceremoninë e zhvilluar në Zagreb morën pjesë 1 mijë vetë.

Binte në sy mungesa e Presidentit serb Boris Tadiç, që e bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së homologut të tij nga Kosova Fatmir Sejdiu.//kk//

XS
SM
MD
LG