Lidhje

Afganistan: Ushtria ngre flamurin në qytetin Marjah



Ushtarët afganë ngritën flamurin e tyre kombëtar dje mbi tregun kryesor në një qytet jugor në qëndër të ofensivës madhore kundër Talebanit.

Zyrtarët thanë se ndërsa trupat kanë marrë nën kontroll pazarin kryesor në marjah, ata nuk kanë plotësisht në dorë këtë qytet që është pikë e fuqishme e rebelëve në Provincën e Helmandit.

Zyrtarët ushtarakë thanë se luftëtarët talebanë po përdorin gjithnjë e më shumë gra dhe fëmijë si mburoja njerëzore në përpjekje për të shfrytëzuar rregullat e Natos rreth përdorimit të armëve të zjarrit në zonat civile.

Talebani i ka mohuar akuzat.

Të paktën pesë ushtarë të Natos dhe 15 civilë janë vrarë që kur filloi operacioni të shtunën. Numri i viktimave në rradhët e Talebanit ka shkuar në 40.

XS
SM
MD
LG