Lidhje

Dalai Lama  takohet me Presidentin Obama në Uashington


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u takua me udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, sot në Shtëpinë e Bardhë, megjithë protestat e vazhdueshme nga Kina.

Në komunikatën e saj Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti vlerësoi angazhimin e Dalai Lamës për mospërdorimin e dhunës dhe përpjekjet e tij për dialog me qeverinë kineze.Në komunikatë thuhet gjithashtu se presidenti dhe Dalai Lama ranë dakord për rëndësinë e marrëdhënieve “pozitive dhe të bashkëpunimit” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Dalai Lama u tha gazetarëve se foli me Presidentin Obama rreth promovimit të harmonisë fetare dhe vlerave njerëzore, si dhe për shtimin e rolit të gruas në udhëheqje. Takimi u zhvillua në Dhomën e Hartës të Shtëpisë së Bardhë dhe jo në Zyrën Ovale.

Takimi ka ngjallur komente të ashpra nga Kina që tha se e kundështon me forcë vizitën e Dalai Lamës. Kina u bëri thirrje javën e kaluar Shteteve të Bashkuara “të tërhiqte menjëherë” ftesën.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton takohet me Dalai Lamën sot më vonë. //iç//

XS
SM
MD
LG