Lidhje

Kroacia ndërmerr hapa të tjerë për anëtarësimin në BE


Kroacia ka ndërmarrë dy hapa të rinj drejt synimit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian me hapjen e negociatave për dy fusha të tjera të politikës.

Negociatat ndërmjet dy palëve shënuan hapjen e bisedimeve për mjedisin dhe peshkimin në Konferencën Ndërqeveritare sot në Bruksel. Të dyja këto tema kanë qenë më parë të bllokuara nga anëtarja e Bashkimit, Sllovenia.

Kryenegociatori kroat Vladimir Drobnjak tha se me këtë hap Kroacia është futur në fazën përfundimtare në negociatat për antarësimin në BE.

Qeveria e Zagrebit shpreson të finalizojë bisedimet për antarësim në BE brenda këtij viti, duke hapur rrugën që Kroacia të antarësohet në bllokun me 27 anëtarë brenda vitit 2012. //mm//

XS
SM
MD
LG