Lidhje

Udhëheqësit e rinj ushtarakë të Nigerit hapin kufijtë pas grushtit të shtetit


Sunduesit e rinj ushtarakë të Nigerit i rihapën kufijtë e vendit dhe e hoqën gjendjen e jashtëzakonshme në vend, një ditë pasi e rrëzuan presidentin mr grusht shteti.

Junta ushtarake, që e quan veten Këshill të Lartë për Rivendosjen e Demokracisë, tha se udhëheqësi i tij, është komandanti Salu Xhibo. Pasi e shpërndau qeverinë, ai tha se punët e qeverisë për momentin do të kryhen nga ministrat.

Dëshmitarët thanë se në kryeqytetin Niami gjendja ishte e qetë sot dhe se zyrat e bizneseve dhe të qeverisë operuan si zakonisht.

Ushtarët e armatosur hynë me forcë në pallatin presidencial dje dhe kapën Presidentin Mamadu Tanxha, ndërsa zhvillohej një takim i kabinetit qeveritar. Tre ushtarë u vranë gjatë luftimeve.

Sipas njoftimeve, zoti Tanxha ishte dërguar në kazermat e ushtrisë jashtë Niameit, por nuk është konfirmuar me saktësi vendndodhja e tij.

Presidenti Tanxha ndryshoi kohët e fundit kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij, një lëvizje që shkaktoi kritika brenda dhe jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG