Lidhje

Irani provon destrojerin e parë të prodhuar në vend


Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Teherani ka vënë në provë destrojerin e parë të ndërtuar brenda vendit, një veprim që televizioni shtetëror e quan “një hap madhor teknologjik” për marinën iraniane.

Në raport thuhet se destrojeri Jamaran u nis sot gjatë një ceremonie ku mori pjesë edhe Udhëheqësi Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Televizioni shtetëror tha se destrojeri është pajisur me raketa kundër anijeve si dhe me raketa dhe Tokë-ajër.

Po ashtu thuhet se anija është e pajisur me radarë modernë dhe pajisje elektronike për luftime. Në raport thuhet se janë duke u ndërtuar edhe anije të tjera të ngjashme. Në fillim të muajit media shtetërore iraniane njoftoi se vendi ka filluar prodhimin e dy raketave të reja.

Po ashtu Irani bëri të njohur se ka zhvilluar një provë me raketë, për të cilën Teherani tha se është e aftë të mbajë një satelit. Programet ambicioze ushtarake dhe të hapësirës të Teheranit i kanë shqetësuar vendet perëndimore. Ato druhen se e njëjta teknologji mund të përdoret për hedhjen e mbushjeve bëthamore.//lk

XS
SM
MD
LG