Lidhje

Ukrainë: Julia Timoshenko kundërshton në gjykatë rezultatin e zgjedhjeve


Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko shkoi sot në Gjykatë për të mbrojtur akuzën e ngritur prej saj se janë bërë mashtrime në zgjedhjet presidenciale. Ajo i bëri thirrje Gjykatës të shqyrtojë me kujdes të gjitha faktet që kanë të bëjnë me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, për të cilat ajo tha u karakterizuan nga mashtrimet.

Një gjykatë e Kievit filloi seancat dëgjimore për apelin e kryemnistres për ta bllokuar inaugurimin e rivalit të saj, Viktor Janukoviç. Zonja Timoshenko tha se do ta pranonte vendimin e gjykatës, në se hetohen të gjitha faktet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 7 shkurtit.

Rezultatet zyrtare tregojnë se udhëheqësi i opozitës Viktor Janukoviç e mundi zonjën Timoshenko me 3,5 përqind vota më tepër. Ai është në plan ta bëjë betimin më 25 shkurt. Zonja Timoshenko thotë se mashtrimet masive në zgjedhje venë në pikëpyetje 1 milionë vota që mund të ndikonin tek rezultati i tyre.

Vëzhguesit evropianë thanë se zgjedhjet presidenciale në Ukrainë ishin përgjithësisht të drejta dhe të lira. Gjykata e ka bllokuar rezultatin përfundimtar deri në marrjen e një vendimi.//lk







XS
SM
MD
LG