Lidhje

Organizata "MIFA" vazhdon kauzën e Dr. King për zhdukjen e varfërisë


Shkurti është muaji i historisë së afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara. Gjatë këtij muaji nderohen kontributet e individëve dhe ngjarrjeve që ndihmuan në formimin e historisë së afrikano-amerikanëve.

Në prill të vitit 1968, Dr. Martin Luther King i Riu, udhëheqësi i shquar i lëvizjes për të drejtat civile, u vranë në Memfis të shtetit Tenesi, ndërsa përpiqej të eliminonte varfërinë në atë qytet. Pas vdekjes së tij, udhëheqësit e komunitetit formuan një grup, që përqëndrohet në zgjidhjen e pabarazive ekonomike në qytet.

Bill dhe Lee McWaters janë në krye të përpjekjeve për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së mijëra njerzve në Memphis të Tenesisë.

Ata janë vullnetarë me MIFA-n, shoqata Metropolitane ndër-fetare, një prej organiztave më të mëdha në shërbim të komunitetit në Memfis me mijëra vullnetarë. Ky grup shpërndan çdo ditë ushqime për 2 mijë e 400 qytetarë të moshuar. 87 vjeçari Warren Franklin është njëri prej tyre. Ai thotë:

"Të gjithë vullnetarët që shpërndajnë ushqimin më pyesin, 'zoti Franklin mund të të ndihmoj me ndonjë gjë, a ke nevojë për gjë'. Jam mirënjohës për punën e tyre".

Lee McWaters thotë se ai dhe i jati janë të kënaqur që kanë kohë të ndihmojnë njerëzit në nevojë:

"Babi dhe unë bëjnë disa orë në javë punë vullnetare dhe nuk është ndonjë gjë e madhe për ne, por është gjë shumë e madhe për nevojtarët që marrin një gjellë të ngrohtë".

MIFA ka një histori të gjatë të punës vullnetare. Udhëheqësit e komunitetit e formuan organizatën 5 muaj pas vrasjes së Dr. Martin Luther Kingut në Memphis në prill 1968.

Kur Dr. Kingu shkoi në Memphis ai ishte i shqetësuar jo vetëm rreth harmonisë racore por edhe rreth nivelit të varfërisë. 42 vjet pas vrasjes së tij, Memphis ende përballet me të njëjtin problem. 25 për qind e banorëve të këtij qyteti jetojnë nën nivelin e varfërisë.

Përveç shpërndarjes së ushqimeve të ngrohta për të moshuarit, MIFA ofron gjithashtu ndihmë financiare, ligjore dhe strehimi për të varfërit në Memphis. Drejtoresha ekzekutive Margaret Kradok shpjegon motivet e vullnetarëve të MIFA-s:

"Kjo është një thirrje, një kauzë për kaq shumë njerëz. Kjo kauzë u jep vullnetarëve mundësinë që ta vënë në veprim besim e tyre fetar dhe të shërbejnë si do të donte të shikonte Dr. Kingu".

Sot, MIFA ka 9 programe të ndryshme për të ndihmuar të moshuarit dhe familjet në krizë. Tamaki Dale humbi punën në gusht dhe po kërkon ndihmë financiare.

Gjatë vitit të fundit, MIFA ka paguar gati një milion dollarë për të ndihmuar njerëzit të bëjnë pagesat mujore. Phyllis Phillips është drejtor i shërbimeve emergjente të kësaj organizate, i cili shpjegon:

"Më parë ne shikonim një njeri të vetëm që vinte për ndihmë, një nënë me fëmijën e saj. Por tani tek ne vijnë familje, më shumë të varfër dhe së bashku burrë e grua."

Drejtoresha ekzekutive Kradok thotë se MIFA po shqyrton mënyra të reja për të ndihmuar njerëzit.

"Organizata jonë është e angazhuar në disa drejtime. Ne e dimë se disa gjëra po përmirësohen, ndoshta jo me shpejtësinë që ne do të dëshironim, por ne vazhdojmë përpjekjet". - thotë ajo

Vullnetarët e organizatës MIFA thonë se do të vazhdojnë punën që la si trashëgimi Martin Luther Kingu, ndihma për njerëzit që kanë më shumë nevojë, ndërkohë që do të vazhdojnë edhe përpjekjet për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me pabarazitë ekonomike dhe shoqërore të qytetit. //mm//
XS
SM
MD
LG