Lidhje

Bie qeveria e koalicionit në Holandë


Koalicioni qeverisës ra sot, pasi dy partitë më të mëdha nuk arritën të bien dakord mbi afatin e tërheqjes së trupave nga Afganistani.

Kryeministri Jan Peter Balkenende u tha gazetarëve sot se partia e dytë më e madhe në koalicionin e tij po largohet nga qeveria. Ky njoftim u bë pasi partitë debatuan për më shumë se 15 orë në Hagë për të zgjatur apo jo misionin ushtarak të Hollandës në Afganistan.

Partia kristian-demokrate e qendrës së djathtë e zotit Belkenende donte mbajtjen e forcave hollandeze në Afganistan edhe një vit pas përfundimit të afatit të tanishëm që skadon më 10 gusht 2010.Por zëvendës kryeministri Vuter Bos i Partisë Laburiste e kundërshtoi idenë.

Më parë NATO i kishte kërkuar Hollandës të shtynte afatin e qendrimit të trupave në Afganistan.Një zëdhënës i aleancës iu shmang sot komenteve për rënin e qeverisë hollandeze.

Qeveria e koalicionit e zotit Balkenende mori detyrën tri vjet më parë.Forcat hollandeze ndodhen në Afganistan që nga viti 2006. //iç//

XS
SM
MD
LG