Lidhje

Kryeministrja e Ukrainës tërheq ankimin për  zgjedhjet presidenciale


Kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko ka tërhequr ankimin zyrtar për fitoren e rivalit të saj në zgjedhjet presidenciale, duke thënë se gjykata nuk është e interesuar për të gjetur të vërtetën.

Ky veprim i papritur i saj erdhi sot në mëngjes, kur zonja Timoshenko u paraqit në gjykatën e Kievit.

Dje, zonja Timoshenko i bëri thirrje gjykatës të shqyrtonte me kujdes të gjitha të dhënat lidhur me votimet e raundit të dytë e zgjedhjeve presidenciale, për të cilat tha se ishin manipuluar.

Gjykata kishte marrë në shqyrtim thirrjen e Kryeministres për të bllokuar inaugurimin e rivalit të saj, Viktor Janukoviç.

Deklarata e sotme e Timoshenkos duket se i hap kështu rrugën inaugurimit të presidentit të zgjedhur më 25 shkurt, siç është planifikuar.

Në një bisedë telefonike sot, Presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev e përshëndeti zotin Janukoviç për fitoren.

Pas kësaj bisede, Kremlini njoftoi se Presidenti i Ukrainës do të vizitojë Moskën në fillim të marsit. //iç//



XS
SM
MD
LG