Lidhje

Shqipëri: Protestë e sindikatës së minatorëve para kryeministrisë


Në Shqipëri protesta e sindikatës së minatorëve të cilët kërkojnë përcaktimin e statusit të tyre u shoqërua sot me momente tensioni përpara godinës së kryeministrisë ku ata ishin mbledhur për të kërkuar një takim me kryeministrin Sali Berisha.

Duke akuzuar qeverinë se ajo po bën sipas tyre veshët shurdh ndaj kërkesave të tyre, protestuesit u përpoqën të hyjnë me forcë në ambientet e kryeministrisë. Përpara godinës ishin rreshtuar me dhjetra forca policia të vendosur në disa radhë të cilët penguan përpjekjet e protestuesve. Prëplasja mes palëve ka zgjatur pak. Disa minatorë janë shoqëruar nga policia. Protesta më pas vijoi pa probleme derisa u mbyll reth orës 14.00.

Drejtuesit e sindikatës thanë se ata do të vazhdojnë protestn për plotësimin e kërkesës së tyre për statusin e minatorit dhe uljen e kohës së pensionit për ta. (ze)

XS
SM
MD
LG