Lidhje

Pres. i zgjedhur i Ukrainës ka emëruar tre kandidatë për  kryeministër


Presidenti i zgjedhur ukrainas Viktor Janukoviç ka emëruar tre kandidatë për postin e kryeministrit.

Zoti Janukoviç emëroi biznesmenin Sergei Tigipko, ish ministri i jashtëm Arseniy Yatsenyuk dhe ish ministri i financave Mykola Azarov si kandidatë të mundshëm për këtë post.

Ai tha se zgjidhja përfundimtare do të bëhet gjatë procesit të formimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Zoti Janukoviç ka thënë se nuk do të punojë me kryeministren e tanishme dhe rivalen elektorale Julia Timoshenko ndërsa ajo ka refuzuar deri tani të japë dorëheqjen.

Përkrahësit e zotit Janukoviç duhet tani të formojnë një koalicion me partitë e tjera për ta hequr zonjën Timoshenko përmes një votimi të mosbesimit. //iç//

XS
SM
MD
LG